Dy vaksina në një ditë/ Personeli shëndetësor vaksinohet për gripin dhe Covid-in

by admin
Spread the love

Vaksina ndaj Covid është shndërruar vaksinë e përvitshme dhe tashmë  nuk numërohen sesa doza ke marrë, por çdo vit kërkohet një dozë përforcuese.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që vaksina ndaj Covid 19 dhe jo e gripit të bëhen në të njëjtën ditë thjsht në krahë të ndryshëm.

 “Fushata ka nisur me personelin mjekësor . Janë si gjithmonë mjekët e infektivit të parët për të vijuar më të gjithë  mjekët në sistem. Mjekët e Infektivit e kanë dozë të pestë”, tha Rovena Daja, eksperte e ISHP-së.

 Vaksina që bëhet në Shqipëri përmban shtamë të variantit omicorn dhe këshillohet për personat mbi 60 vjeç dhe ata që konsiderohen si  më shumë transmetues.

 “Rekomandohet për ata mbi 60 vjeç ata me sëmundje  bashkëshoqëruese, mësuesit, mjekët, policët gratë shtatzëna e të tjerë”, tha ajo.

Vaksina e gripit që po aplikohet  përmban shtamë të dy varianteve të gripit A Dhe B. Me të mbërritur vaksina është shpërndarë nëpër qendra shëndetësore dhe që në fillim të javës ka pasur intere të shtuar nga qytetarët për t’u vaksinuar si ndaj gripit ashtu dhe ndaj Covid, shpjegon Rovena Daja.


Top Channel

You may also like