Dy shkupjan kanë tentuar ta kalojnë kufirin me PCR test të falsifikuar

by admin
Spread the love




Policia ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së djeshme në pikë kalimin kufitar “Tabanoc”, dy persona janë kapur me test të falsifikuar për kovid-19.
“Janë kapur dy persona, T.H. (23) dhe T.H. (20), të dy nga Shkupi, të cilët gjatë kalimit kufitar, në kontroll në dalje të vendit kanë dorëzuar teste PCR të falsifikuara, për të cilat personat në fjalë në bisedë zyrtare kanë pranuar se i kanë bërë vetë. Testet PCR janë konfiskuar nga zyrtarët policorë dhe personat e raportuar nuk janë lejuar të largohen nga vendi”, kanë njoftuar nga policia.


You may also like