Dy kushtet “vija të kuqe” për ndryshimet kushteteuse! – Shqip

by admin
Spread the love

Mickoski: Zgjedhjet dalja e vetme nga kriza!

VMRO-DPMNE-ja kremtoi ditëlindjen e 33-të. Lideri i partisë, Hristijan Mickoski, sic percjell KlanM, tha se duhen ndryshime në qëndrimet dhe ndryshime në taktikat si shtet. Sipas tij, gjërat asnjëherë nuk kanë qenë më dramatike sikurse në 6 vitet e fundit, sic tha, për shkak të keq qeverisjes.

“Qeveria na bind se qenka evropiane t`i ndryshojmë traditat dhe besimet tona. E dini si shumë e vogël është vlera e ruajtjes së kombit tonë, nëse tradita nuk i ruajmë bashkë me të, nëse nuk mbrojmë gjuhën, kulturën dhe veçantinë”, thotë Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski, sic njofton KlanM, u shpreh I prerë se ka mbyllur temën. Ndryshime kushtetuese sipas diktatit bullgar nuk do të ketë, derisa të jetë në krye të VMRO-DPMNE-së. Lidhur me paralajmërimet për biseda për t`i bindur deputetët e opozitës, ai tha se nuk është viti 2018.

“Jam këtu për të biseduar vetëm për realizimin e e njërit prej dy kushteve që i propozova. Këto janë linjat e kuqe tonat nga të cilat nuk tërhiqemi. Deputetët e VMRO-DPMNE-së janë mburoja e fundit që nuk do të lëshojnë pe kundër presioneve. Zgjedhjet mbeten zgjidhja e vetme për dalje nga kriza”, tha Mickoski.

Mickoski në tribunën e mbrëmshme “33 vjet VMRO-DPMNE dhe Maqedonia”, sic njofton KlanM, u shpreh i bindur se vendi është në prag të ndryshimit që pritet tashmë gjashtë vite. Sipas tij, vendi është në prag të krijimit të së ardhmes, për të cilën ia ka pasur vlerë sakrifica dhe lufta e pandalshme. /KlanMacedonia

You may also like