Dy ish banorët e shtëpisë së famshme kapen sërish duke u përqafuar dhe përdore

by admin
Spread the love

Sheila Haxhiaj dhe Kledi Hysaj pas një video duke u përqafuar para pak ditësh, tashmë janë shfaqur të përqafuar në sheshin Skënderbej.

Përveçse ishin konkurentë në “Big Brother Vip Albania”, dyshja duket sikur ka nisur miqësinë me njeri-tjetrin edhe jashtë shtëpisë më të famshme të momentit.

Vazhdimisht bëjnë video live në Instagram ku komentojnë ngjarjet në “BBV” dhe tashmë shoqërohen së bashku dhe në dreka e darka.

Dyshja është filmuar herë pas here në prani të njeri-tjetrit dhe së fundmi, pas videos në Shkodër, po qarkullojnë në rrjet disa foto ku Kledi dhe Sheila janë shfaqur dhe në sheshin “Skenderbej” në Tiranë më afër se kurrë.


You may also like