Dy gra muslimane kërcënohen me armë në Kanada – Shqip

by admin
Spread the love

Dy gra muslimane u kërcënuan me armë të mërkurën në Kitchener, një qytet në perëndim të Torontos në Kanada.

Sipas një raporti të CTV News, gratë thanë se një i huaj i ndoqi me makinë pas lutjeve të mëngjesit dhe u drejtoi një armë. “Ne hapëm xhamin e makinës, ai hapi xhamin e tij. Pastaj sapo e pamë duke nxjerrë telefonin. E menduam se ishte pak e çuditshme. Më pas, befas, me doreën tjetër nxori një armë dhe na e drejtoi”, tha vajza për CTV News.

Gratë nuk pësuan lëndime, por u frikësuan dhe u tronditon nga kjo ngjarje. Pas largimit të grave me makinë, dyshohet se burri i ka ndjekur për pak kohë.

I dyshuari përshkruhet si një burrë i bardhë 20-vjeçar i veshur me kapuç të errët dhe një maskë në fytyrë, siç raportohet nga Policia Rajonale e Waterloo.

Departamenti i policisë shkroi në Twitter: “Jemi duke hetuar një denoncim për një incident me armë në zonën e Franklin Street North dhe Ottawa Street North në Kitchener. Kushdo që ka informacion i kërkohet të kontaktojë policinë ose @WaterlooCrime.”

Gratë raportuan se e kishin përjetuar incidentin pasi u larguan nga xhamia dhe ato besojnë se ishte i motivuar nga urrejtja. /tesheshi.com/

You may also like