Dy bukuroshe i bashkohen Big Brother VIP, njihuni me konkurrentet e reja

by admin
Spread the love

Dy bukuroshe të reja i janë bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP 2 Albania. Nutricionistja Diola Dosti dhe këngëtarja nga Kosova, Nita Latifi, do të jenë banoret e reja të BB VIP 2.

Diola Dosti, një nutricioniste shumë simpatike, tha se ajo njihet për nevrike, por që i bën shpejt njerëzit për veten. Gjithashtu, u shpreh se personaliteti i saj është si një film aksion/komedi.

Ndësa Nita Latifi nga ana tjetër, është gazetare dhe këngëtare e njohur nga Kosova. Dy vajzat u bënë pjesë e formatit televiziv mbrëmjen e shkuar.

Diola u bashkua menjëherë me Olta Gixharin, madje e pranoi publikisht se është një admiruese e saj, ndërsa Nita Latifi ishte disi më e distancuar me banorët e tjerë.

You may also like