DUSELDORF, 5 nentor /ATSH-DPA/ – Sipas raporteve të policisë, pothuajse 17 000 persona morën pjesë dje në një demonstratë pro-palestineze në qytetin gjerman të Dusseldorfit.
Në Münster, deri në 400 persona dolën në rrugë në favor të të drejtave palestineze. Policia njoftoi se marshimi ishte kryesisht paqësor.
Përveç kësaj, policia lëshoi 10 ndalime për shkak se pjesëmarrësit e demonstratës mbanin postera kundër Izraelit ose shpërndanin fletushka me përmbajtje që dyshohej për nxitje të urrejtjes.
Në Duisburg, më pak se 100 persona morën pjesë në një tubimin pro-palestinez përpara stacionit kryesor hekurudhor.
Policia ka ngritur tre kallëzime penale kundër pjesëmarrësve për nxitje të urrejtjes dhe falje të veprave penale. //a.i/