Dukesh gjeni, ti do jesh fitues, luan!

by admin
Spread the love

Tashmë fama e Luiz Ejllit nuk është më vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë. Ish-fituesi i “Big Brother VIP Canada”, Kevin Jacobs, ka reaguar një ditë pasi këngëtari zbuloi në shtëpinë e Big Brother VIP se ai kishte ndjekur strategjinë e tij për të çuar në televotim tre banorë.

Jacobs ka publikuar paraditen e sotme një foto të Luiz Ejllit në rrjetin e tij social duke vlerësuar “strategjinë e tij. Por jo vetëm kaq pasi Jacobs ka postuar edhe disa video në “Instastory” ku përshëndet të gjithë ndjekësit e tij të rinj, Shqipërinë dhe Luizin.

“Përshëndetje nga Kanadaja për të gjithë ndjekësit e mi të rinj. Faleminderit shumë! Shqipëri të dua, Luiz të dua! Luiz, sapo mora vesh për ty , por ti ke fansat më të mirë. Dukesh gjeni. Do u përgjigjem të gjitha mesazheve shumë shpejt. Fituesi i Big Brother VIP do të jetë luani, Luizi. Ju dua të gjithëve”, ka thënë ai.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri hyri një zarf i zi, që u lexua mbrëmë gjatë spektaklit nga Arbana Osmani. Në të thuhej se Luizi së bashku me Armaldon dhe Kristin, kishin hyrë së bashku në banjë, duke thyer kështu një rregull shumë të rëndësishëm. Për këtë arsye, Vëllai i Madh vendosi t’i dërgojë në nominim të tre.

You may also like