Duka: Në Euro 2024 synojmë të kalojmë grupet

by admin
Spread the love

Presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit, Armand Duka, ka treguar synimet e Shqipërisë në Euro 2024.

Shqipëria për herë të dytë ka siguruar kualifikimin në kampionat evropian.

Duka në një intervistë për Tuttomercatoweb ka theksuar se “kuqezinjtë” synojnë kalimin e grupit.

“Tani vjen pjesa e vështirë, do të takojmë skuadrat e forta. Në letër arrijmë si një nga skuadrat më të dobëta, por duam të shkojmë përtej grupit. Nuk e di ku do të arrijmë, por i kemi kualitetet. Për të shkuar më tej. Dhe festa tashmë ka përfunduar, ne po përgatitemi për Gjermaninë. Trajneri është i uritur. Dhe nuk dua të takoj Italinë, ata janë një ekip shumë i fortë edhe nëse nuk kanë arritur rezultate të mëdha kohët e fundit.” /Lajmi.net/

 

 

 

You may also like