Duelet me shkopinj nga barkat zbavisit turmat franceze në Kanalin Mbretëror të Sete (video-foto)

by admin
Spread the love

Qindra njerëz brohorisnin sot nga brigjet e Kanalit Mbretëror në Sete , komuna piktoreske në Jug të Francës ku çdo vit organizohet kompeticioni i forcës së heshjes së kundërshtarit në ujë nga skuadrat në barka.

Tradita vendore është pjesë e festivalit veror të Saint Louis.

Zyrtari i vjetër i kompeticioni Henri Fulcrand, tha se çdo konkurent duhet të rrëzojë tre burra për t’u kualifikuar në raundin tjetër.

“Më pas vijon nga raundi në raund, derisa mbetet vetëm një. Sekreti është teknika e shtytjes me kundërshtarin e barkës tjetër, por edhe forca”, shtoi Fulcrand duke iu referuar shtytjeve me nje prekje te vetme me shkopinj për të rrëzuar kundërshtarin.

Video ilustruese
Pjesëmarrësi i kompeticionit Christophe Bancilhon, 52 vjeçar nga Sète tha për rrjetin AFP:

“Unë jam 52 vjeç dhe kam rreth 50 vjeç që luaj këtu, për ne ky është si një sport kombëtar, është si kupa jonë e botës”.

Ndërsa spektaroja Brigitte Zito, tha se kompeticioni është një rast i çmuar për vendasit:

“Sfidat janë një traditë 100-vjeçare e Sète që ne e ruamë shtrenjt, pasi ndryshe traditat humbasin. Ka diçka të vjetër, shumëngjyrëshe, folklorike që përzihet këtu me muzikën vendase, dhe me fëmijët që luajnë buzë kanalit ujor”, shtoi Zito.

Sporti daton prej shekullit të 17-të dhe bashkon forcën e aftësinë e pjesëmarrësve për të rrëzuar njëri-tjetrin nga barkat e duelit.