Duel mungesash, Teuta e Dinamo me nga dy titullarë të pezulluar

by admin
Spread the love

Teuta-Dinamo është sfida përmbyllëse e javës së 21-të të Abissnet Superiore. Dy skuadra janë në kërkim të fitores, pas rezultateve jo të mira.

Trajnerët Renato Arapi dhe Bledar Devolli nuk do t’i kenë skuadrat e plota, pasi në ndeshjet e fundit kanë parë lojtarë të tyre të ndëshkohen me kartonë.

Harallamb Qaqi dhe Blerim Kotobelli nuk mund të luajnë të dielën, pasi i pari u ndëshkua me karton të kuq dhe tjetri plotësoi numri e katër kartonëve të verdhë.

Te Dinamo në situatën e Kotobellit është mesfushori Lancinet Sidibe, kurse Indrit Prodani prej kartonit të kuq ndaj Laçit do të duhet ta ndjekë nga tribuna duelin kundër Teutës. / oversport.tv

You may also like