Dubova kompleton transferimin në Sllovaki te Dubnica

by admin
Spread the love

Talenti Muhamed Dubova do ta vazhdojë karrierën në Sllovaki te klubi Dubnica Nad Vahom.

Lajmin e ka konfirmuar klubi me anë të një komunikate zyrtare.

“Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje zyrtare me FK Dubnica nad Váhom nga Sllovakia për transferimin e futbollistit Muhamed Dubova.Detajet e transferimit nuk janë publike, ndërkohë që dokumentacioni tashmë është kompletuar me futbollistin që i është bashkuar klubit nga Sllovakia.Sport Club Gjilani falenderon futbollistin Muhamed Dubova për bashkëpunimin dhe njëherit i uron shumë fat dhe sukses në karrierën e tij futbollistike.Zyra për informim” – shkruhet në njoftimin e Gjilanit.

Sulmuesi i krahut këtë sezon ka arritur të shënojë një gol për Gjilanin, duke i dhënë një pikë në udhëtim me Drenicën. 

/Insporti

You may also like