DUBAI – COP28 nis punimet dyjavore për frenimin e krizës klimatike

by admin
Spread the love

DUBAI, 30 nëntor /ATSH-DPA/ – Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, e njohur si COP28, do të nisë sot në Dubai ndërsa liderët botërorë udhëtojnë në vendin e Gjirit për dy javë bisedime për klimën.

Përfaqësuesit e rreth 200 shteteve të mbledhur në Emiratet e Gjirit do të diskutojnë se si të frenohet kriza klimatike.

Priten rreth 70 000 pjesëmarrës, duke e bërë takimin konferencën më të madhe të klimës ndonjëherë.

Pjesëmarrësit për herë të parë do të bëjnë vlerësimin e zbatimit të marrëveshjeve të klimës të Parisit të vitit 2015.

Këto kërkuan kufizimin e ngrohjes globale në 1.5 gradë për të shmangur tejkalimin e pikave të rrezikshme të kthesës me pasoja të pakthyeshme dhe për të shmangur pasojat më katastrofike të ndryshimeve klimatike.

Pika më e madhe e mosmarrëveshjes në COP28 është nëse përfundimisht mund të arrihet një marrëveshje unanime për daljen e qymyrit, naftës dhe gazit.

Shumica e vendeve kanë mbetur prapa në luftën kundër katastrofës së afërt klimatike.

Objektivi 1,5 gradë Celsius, i rënë dakord në Paris, nuk mund të arrihet me planet aktuale të mbrojtjes së klimës.

Sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara, bota ”po shkon drejt një rritjeje deri në 2,9 gradë Celsius në krahasim me kohërat paraindustriale”.

Të dhënat e fundit tregojnë se bota tashmë është ngrohur me rreth 1,1 gradë Celsius.

Aktivistët e klimës dhe organizatat joqeveritare kanë frikë se monitorohen shumë në Emiratet e Bashkuara Arabe./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like