“Duan të na dëmtojnë”, Ceferin: Shpresoj që Superliga të fillojë me dy klube…

by admin
Spread the love

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin u ndal te situata e krijuar për Superligën Europiane pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë në BE.

Që favorizon krijimin e projektit të ri. I mbështetur fuqimisht nga Reali i Madridit dhe Barcelona.

Jam i trishtuar që më duhet të flas për vendimin e sotëm të Gjykatës së Drejtësisë në BE. Ne do ta rilexojmë vendimin dhe do të vlerësojmë nëse do të rishikojmë pozicionin tonë në lidhje me Superligën.

Është e rëndësishme të riktheksohet se Superliga nuk përqafon parimet mbi të cilat bazohet futbolli. Ato të meritave sportive, të garantuara vetëm nga UEFA.

Kurrë nuk kemi thënë që nuk mund të dilet nga sistemi, por nuk mund të dilet dhe të vijohet të luhet në kampionatet kombëtare. Duan të na dëmtojnë. Ne kemi me vete qeveritë dhe institucionet kombëtare.

Nuk kishte dritë jeshile për Superligën pasi u propozua në vitin 2021. Asnjëherë nuk u përpoqëm ta ndalonim projektin. Ata mund të bëjnë çfarë të duan, shpresoj të fillojnë me dy klube sa më shpejt të jetë e mundur.

Uroj ta dinë se çfarë po bëjnë, por nuk jam i sigurt”, u shpreh presidenti i UEFA-s në lidhje me Superligën Europiane./ Super Sport


Top Channel

You may also like