Dua të njoftoj publikun tim…

by admin
Spread the love

Prej disa ditësh, këngën e suksesshme shqiptare “Ale Ale” të kënduar nga artistja Xhensila Myrtezaj, e kemi parë të publikohet edhe në një tjetër version, që ka sjellë edhe reagimin e publikut shqiptar. Ky projekt i njohur muzikor ka ardhur njëlloj, si në titull kënge, ashtu edhe në nota e muzikë nga këngëtarja serbe Maya Berovic.

Përveç tekstit që ka ndryshime të vogla, ky projekt muzikor është i njëjtë me atë që ka sjellë Xhensila Myrtezaj pak muaj më parë. E kjo ka shtyrë publikun e fansat e artistes shqiptare të reagojnë se kjo këngë i është vjedhur asaj, duke e detyruar edhe vetë Xhensilën të bëjë një reagim e të shpjegojë si qëndron e vërteta.

E në fakt, sipas asaj që sqaron Xhensila Myrtezaj në një postim në rrjete sociale, rezulton se kënga nuk i është vjedhur këngëtares shqiptare, por është shitur tek artistja sebe nga autorët e projektit, BigDeal Records. Në reagimin e saj Xhensila thotë se nuk ka asnjë të drejtë mbi autorësinë e këngës, vetëm në shfrytëzimin online të versionit që ajo ka publikuar.

Më tej, ajo shkruan se nuk e ka ditur që kjo këngë i ishte shitur një artistje serbe dhe po të ishte në dorën e saj, nuk do ta bënte një gjë të tillë ndaj një projekti që e ka dashur aq shumë. 

Postimi i plotë i Xhensila Myrtezaj në Instagram:

“Kam pasur komente të shumts mbi kengen “Ale Ale” e publikuar në version të gjuhes serbe nga një tjetër “Artiste”. Dua të njoftoj publikun tim që unë nuk kam asnjë të drejtë mbi autorësinë e këngës, përveç shfrytezimit online të projektit të versionit të publikuar nga ana ime! Kënga nuk është shitur nga unë dhe as nuk kam qene në dijeni të ketij fakti! Ps: Nese do ishte per mua Serbia ose nje Artiste Serbe do ishte në fund të listes për t’i shitur një kenge, ose prodhim timin qe e kam dashur kaq shume”.

You may also like