‘Dua të bëj buzët, vithet, gjoksin’, Kiçja dhe Skerdi Faria përballen në ‘Shihemi në gjyq’

by admin
Spread the love

Sot në “Shihemi në gjyq” ishte Kiçja, fenomeni i Instagramit, dhe doktori i VIP-ave, Skerdi Faria. Kiçja tha se ka lidhur kontratë me klinikën e tij për të kryer operacione falas, por pikat e kontratës nuk janë përmbushur. Ajo u shpreh se doktori “i ka premtuar” që do t’i bëjë vithet, gjoksin por nuk e ka mbajtur premtimin.

Nga ana tjetër Skerdi tha se është në gjendje t’ia bëjë të gjitha ndërhyrjet që ajo kërkon, përpos vitheve.

Kiçja: Unë doktorin e kam dashur shumë si njeri por më doli i pabesë. Më zhgënjeu! Unë jam shumë e njohur në rrjete sociale, jam njohur me doktorin nga një giveaway, më bëri hundën. Firmosa një kontratë…

Skerdi: Me të gjithë klientët tanë kemi kontrata. Zonjusha ka dy kontrata bashkëpunimi.

Kiçja: Siç më ke pasur mua nuk ke pasur asnjë aty, kush të ka bërë për të qeshur, kush të ka ardhur te klinika. Unë jam pozitive, turp të kesh që më preve në besë! Bëra hundën, firmosa kontratën që as nuk e dija çfarë ishte se doja thjesht të rregulloja difektin dhe dua ta falenderoj se jam e kënaqur me hundën. Unë kam ardhur sepse kontrata thotë që Klinika Keit impenjohet të realizojë falas me standartet më të larta çdo ndërhyrje kirurgjikale kundrejt zonjës Kristjana Ndreçka.

Skerdi: Në këmbim të publicitetit, është dhe një nen tjetër

Eni Çobani: Në pikën 5 thotë që doktori do ta bëjë falas ndërhyrjen, por ju do ta kryeni shërbimin ndërmjet rrjeteve sociale

Kiçja: A nuk ta kam bërë shërbimin ty? Turp të kesh! Unë i kam dhënë ndjekës.

Eni Çobani: Për çfarë operacionesh bëhet fjalë?

Skerdi: Jam gati t’ia bëj të gjitha. Kemi bërë hundën, i kemi bërë dhe veshët, i kemi bërë dhe buzët, i kemi dhuruar dhe photo shooting për qejfin e saj

Kiçja: Nuk kemi ardhur fare për atë pjesë. Unë e di si kam qenë

Eni Çobani: I ke bërë me dëshirë?

Kiçja: Po Eni Çobani: Atëherë çfarë mund t’i bëni më tepër?

Kiçja: Buzët më ke thënë do të t’i bëj gjithë jetën, më ke thënë që do më bësh operacion depilimi, operacion gjoksi, operacion vithesh. Do t’i bëjmë falas më ke thënë.

Arditi: Çfarë do të besh tjetër? Kiçja: Po çfarë të më thotë truri, mund të bëj gjoksin, b*thët, publiku na falni…edhe kështu…

Eni Çobani: Doktori nuk iu ka gënjyer sepse iu ka dhënë kontratë

Arditi: Pse duhet të t’i jepte Skerdi të gjitha këto nëse s’do jepje dhe ti diçka si këmbim?

Kiçja: Për respekt. Dhe unë e kam respektuar, i kam rritur shikueshmërinë. Të gjithë më thonë imazhi i Keit.

Skerdi: Imazhi i Keitit nuk je dhe nuk do të jesh xhan

Kiçja: Unë e kam dashur shumë si shok, ai më ka dashur shumë si shoqe, por nuk i ka mbajtur premtimet që më ka dhënë. Unë dua të bëj buzët, vithet

Skerdi: Vithet nuk kemi si t’i bëjmë, ti peshon 20 kile. Nuk ke dhjamë, nuk është e mundur të kam thënë. Duke marrë dhjamin nga barku dhe nga beli mbushen vithet, ti je si fibër

Arditi: Mirë je, nuk je keq. Ç’nevojë ke t’i bësh?

Kiçja: Më vjen inat se ndoshta dhe nuk dua t’i bëj por kam firmosur kontratë

Skerdi: Unë ku ta gjej t’ia bëj dhe të bie rehat po nuk mundem.

Kiçja: Depilim

Skerdi: Hajde të ta bëjmë! Ato gjëra që mundemi ne t’i bëjmë por jo vithet. Gjoksin ta bëjmë por ashtu siç e keqpërdor ti prapë dysheme do përfundojë.

You may also like