Dua të bëhem baba, ta shijojnë edhe prindërit e mi

by admin
Spread the love

Teksa po bisedonte Françeskën në shtëpinë e “Big Brother VIP”, banori tregoi se ai dhe e dashura e tij po e provojnë prej 1 viti por nuk po jep rezultat, ndonëse i kanë bërë të gjitha kontrollet dhe çdo gjë është në rregull.

Albi tha se përveç dëshirës së tij të madhe, dëshiron që të bëhet prind në mënyrë që ti gëzojë edhe prindërit e tij, të cilët sipas tij kanë vuajtur shumë nga sëmundjet.

“Kemi një vit që po e provojmë, por nuk po jep rezultate edhe pse i kemi bërë të gjitha kontrollet dhe jemi në rregull. Unë e kërkoj sepse duhet që s’bën dhe ka kohë që e kërkoj këtë gjë, edhe pse unë kam katër vite që bashkëjetoj. Jetoj me prindërit dhe nuk e kam lënë Shqipërinë vetëm prej atyre. Familja ime nuk e gëzoi motrën dhe nipin, kanë të djalin e tyre që jam unë dhe kanë të drejtën e gjithë botës që të kenë nipër e mbesa.

E vuaj dhe duhet të jetë momenti sa më shpejt, për mua dhe për prindërit. Prindërit e mi kanë vuajtur shumë, mami ka pasur një tumor në stomak, hoqi tre çerekun e stomoakut, bëri dhe kimio. Ka vuajtur për vite të tëra nga ana psikologjike, ajo pësoi këtë traumë pasi i vdiq i vëllai 48 vjeç. Të gjitha streset e saj i haja unë dhe babai.”– tregoi Albi.

 

Kujtojmë që disa javë më parë, Nako ka folur për herë të parë për të dashurën e tij dhe ka treguar se ajo është balerinë, vjen nga Shkodra nga një familje e thjeshtë dhe është shumë më e re në moshë se ai.

Albi tha se sfidat më të cilat ajo përballej në fillimet e saj, pasi aty ku punonin të gjithë filluan ta diskriminonin, ta nëpërkëmbnin, dhe ka qenë ai që i ka qëndruar pranë, ku filluan dhe shkëndijat e para.

“Jam në lidhje me një vajzë prej gati thuajse 4 vitesh, kam qenë diskret, e kam ruajtur. Bashkëjetoj me të që në kohën e COVID-19, është shkodrane e rritur këtu në Tiranë. Është një vajzë që vjen nga një familje e thjeshtë, e varfër ekonomikisht por shumë e pasur në shpirt, është pa baba. Është shumë më e re se unë në moshë. E kërkova unë për të ardhur tek unë në studio në audicion, një vajzë e re shumë e ndrojtur, nisi të bënte disa gjëra individuale, po e shihja, me syrin tim kishte goxha potencial edhe pse ishte e pashpresë fare. I dhashë një mundësi për të ardhur prapë, erdhi dhe filloi të asistonte në studio, në një mënyrë periferike dhe duke punuar fort. Aty ku punoja unë e nëpërkëmbnin, nuk e përfillnin, e diskriminonin, një vajzë në fillimet e veta nuk ishte trajtuar ashtu si duhet trajtuar, vinte nga një familje jo në gjendje, mua këto gjëra më çarmatosin dhe më fyejnë shumë, dhe i shoh me një tjetër sy”, tregoi ai.

Albi ka treguar se ata filluan të bashkëjetonin së bashku gjatë kohë së Covid, kohë në të cilën partnerja e tij ka humbur edhe të atin. Balerini u shpreh se të dashurës së tij i ka mbetur peng që nuk mundi ta prezantonte Albin me të atin.

“E ka peng që nuk arriti që babai ta dinte dhe të më njihte edhe mua”, tha ai.

 

“Vinte në punë tek unë e vrarë nga rrethanat e familjes. Kjo më bërë që edhe të shihja ndryshe. Një vajza shumë këmbëngulëse, por edhe e bullizuar. Po e shihja me një tjetër fokus. Aty patëm bashkë edhe një shkëndijë spontane me njëri-tjetrin. Ishte një pëlqim nga të dyja palët, por pas asnjë kontakti afër, as fizik as puthje. Ishte shumë e vështirë edhe pjesa sa kishte filluar Covid, dhe në duhet të takoheshim bashkë, ishte edhe mbyllja. Në ato momente të vinte të më takonte, nuk bëhej fjalë ta linte edhe babai edhe koha. U takuam njëherë dhe më pas herën e dytë, vendosëm që të rrinin bashkë dhe të bashkëjetonim. Por pengu i saj është që një javë pas ardhjes tek unë, babai i saj ndërroi jetë nga Covidi. Këtë e ka peng edhe sot. Po të fliste më të atin për lidhjen mund të mos përqafohej shumë lehtë. E ka peng që nuk arriti që babai ta dinte dhe të më njihte edhe mua. Është një vajzë shumë e fortë dhe shumë e dashuruar me mua e unë më të.”, tregoi Albi në rrëfimin e tij.

360grade.al

You may also like