“Dua portier të ri”, Nagelsmann i frikësuar: Po sikur të dëmtohet edhe Ulreich?!

by admin
Spread the love

Bayern Munchen vazhdon të kërkojë një portier në merkaton e dimrit.

Manuel Neuer ka mbyllur sezonin, ndërkohë që drejtuesit e klubit gjerman nuk po nxitohen në lidhje me zëvendësuesin e kapitenit.

Do të afrojmë një portier tjetër, por situata në merkato është shumë komplekse, pasi ka edhe klube të tjera që po kërkojnë për portier. Imagjinoni nëse do dëmtohej edhe Ulreich…

Situata do të përkeqësohej shumë, pasi përveç tij portierët e tjerë janë shumë të rinj. Ata nuk kanë luajtur asnjë minutë në futbollin profesionist, ndërkohë që ne do të luajmë për të fituar gjithçka në fazën e dytë të sezonit. 

Do të më pëlqente të merrej një vendim përfundimtar në lidhje me portën”, u shpreh trajneri i kampionëve të Gjermanisë, i cili shpreson që drejtuesit t’i sjellin sa më shpejt një “gardian”.


Top Channel

You may also like