“Dua një burrë të fortë, por edhe karrierë”, deklarata e Juliana Nurës që nxiti debate

by admin
Spread the love

Një diskutim i madh ka ndodhur mes banorëve të Big Brother VIP në Kosovë, pasi disa konkurrentë kanë folur për jetën e tyre personale.

Në këtë debat, u përfshi edhe modelja Juliana Nura, e cila u shpreh se ajo dëshiron të këtë një partner të fortë në krah pasi dëshiron të jetë një grua në karrierë.

“Ka lloj lloj grash që mendojnë ndryshe. Unë i përkas grave që dojnë me pas karrierë dhe që dojnë të arrijnë me forcën e vet, atë që dëshirojnë të arrijnë”, tha ajo.

“Por, kam qejf me pas një super partner të fortë, por jo super të fortë financiarisht, por në kokë. Të mbështetemi te njëri-tjetri”, shtoi Xhuli.

“Edhe unë kam momente të vështira të mia, por kam qejf që një të kem një burrë që është forca ime që kur t’i bëjmë gjërat bashkë të mbështetem tek ai. Kur shoh çifte që janë super të fortë bashkë”, u shpreh Juliana.

You may also like