Dua Lipa u shfaq me veshje dhe performancë që përkojnë me ngjyrat e flamurit të Kosovës

by admin
Spread the love

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare ka pak ditë që ka nisur turneun e saj “Future Nostalgia”.

Turneu i cili është emëruar sipas albumit të saj të dytë me të njëjtin titull, më në fund mori dritën e gjelbër të organizimit, pas dy vitesh anulimi shkaku i pandemisë së vazhdueshme të coronavirusit.

Dua e nisi turneun më 9 shkurt në Miami, për ta vazhduar me performancën e saj të dytë në Nashville të Tenesisë pak ditë më pas.

Bëhet fjalë për kostumin e verdhë të markës “Balenciaga”, i cili i rrinte mjaft bukur 26-vjeçares, duke theksuar siluetën e saj të trupit.

Mirëpo një detaj interesant që vihet në dukje nga paraqitja e saj, është fakti se performanca e saj ngjason me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Dua e veshur me të verdhë në mes ashtu si harta në flamurin e Kosovës, shoqëruar nga gjashtë valltarë me ngjyrë të kaltër – gjithashtu një ngjyrë tjetër e flamurit i cili aq sa numri i balerinëve të performancës ka yje që përfaqësojnë minoritetet e vendit.

Për “rastësi”, një paraqitje me elemente të tilla po ndodh gjatë muajit shkurt, përkatësisht javën kur Kosova feston pavarësinë e saj më datë 17, dhe është vështirë e besueshme që nuk ka qenë e qëllimshme.

Dua e cila e ka treguar shpesh herë me krenari origjinën e saj shqiptare, me çka edhe një veshje dhe performancë e tillë, nuk është larg të menduarit se nuk ka qenë fare rastësi, por dëshirë e saj për të përçuar një mesazh përmes dukjes, duke vënë në theks identitetin e shtetit prej nga ajo vjen.

Turneu “Future Nostalgia” do ta ketë ndalesën e radhës në Boston dhe Filadelfia.

Ndërkohë është parashikuar që të përfundojë në muajin nëntor në Perth të Australisë.


You may also like