Dua Lipa paditet për kopjim të këngës “Levitating”

by admin
Spread the love

‘Artikal Sound System’, grup që i përket rrymës reggae ka ngritur një padi ndaj Dua Lipa-s, për shkelje të të drejtave të autorit. Ata deklarojnë se këngëtarja ka kopjuar këngën e tyre për të krijuar hitin “Levitating”. ‘Artikal Sound System’ pretendon se kënga “Levitating”, është një ripunim i drejtpërdrejtë e këngës së tyre “Live Your Life”.

Kënga e grupit në fjalë është publikuar në vitin 2017 dhe në padi thuhet se skuadra e Duas e dëgjoi këngën e tyre në vitin 2020 dhe e kopjoi melodinë. Në padi janë përfshirë edhe ‘Warner Records’ dhe disa të tjerë si të paditur. Grupi kërkon të ardhurat e fituara nga “Levitating”, përveç pagesës së dëmeve.
“Duke pasur parasysh shkallën e ngjashmërisë, ka shumë pak gjasa që “Levitating” të jetë krijuar në mënyrë të pavarur”, u shprehën anëtarët e grupit.

Pa shkuar ende puna tamam në gjykatë, komentuesit në mediat sociale i janë përgjigjur padisë dhe besojnë se këngët janë të ngjashme, por nuk janë njësoj./revistawho.com

You may also like