Dua Lipa është dëgjuar rreth 3.2 miliardë herë gjatë këtij viti në Spotify

by admin
Spread the love

Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram sukseset që ka arritur në Spotify.

Shifrat që Dua ka arritur janë shumë mbresëlënëse ku sipas statistikave të Spotify ajo ka arritur të dëgjohet rreth 3.2 miliardë herë në të gjithë botën gjatë këtij viti, me rreth 211.1 milionë dëgjues, në 184 vende të ndryshme të botës.

Ky sukses vjen edhe falë këngës së saj “Dance The Night”, e cila është edhe kolona zanore e filmit shumë të shikuar të Netflix “Barbie”, pjesë të cilat edhe ajo vet i ka publikuar në Instagram, raporton rtv21.tv.

Ndërsa, Dua ka paralajmëruar se albumin e saj më të ri do ta sjellë në vitin 2024./21Media

You may also like