Dua Lipa, e maskuar rrugëve të Parisit

by admin
Spread the love

Dua Lipa i ka habitur të gjithë teksa u fotografua duke ecur rrugëve të Parisit e maskuar totalisht. Foto bënë shpejt xhiron e rrjetit dhe ndër të tjera u komentua kombinimi i saj me maskë, kapele dhe syze dielli në kryeqytetin francez. Mësohet se destinacioni i saj ka qenë muzeu i artit në Paris “The Fondation Cartier”.

26-vjeçarja kishte veshur një kapele në ngjyrën vjollcë dhe mbi të kishte vendosur një shall jeshil. Veshjen e shoqëroi me një palë çizme elegante të zeza, të cilat kombinoheshin mirë me veshjen e saj. Ndodh shumë rrallë që Dua Lipa të maskohet në daljet e saj publike sidomos kaq shumë, por duhet të hënë që dhe në raste të tilla e çon stilin e saj në një tjetër nivel./revistawho.com

You may also like