Droni Ukrainas godet rajonin Kursk të Rusisë – Shqip

by admin
Spread the love

ZELENSKY: NUK MUND TE KETE “PAQE TE QENDRUESHME” NESE NUK RIMERRET KONTROLLI I TERRITOREVE TE PUSHTUARA

Ukraina ndërmori një tjetër sulm me dron pranë një prej stacioneve më të mëdha bërthamore të Rusisë perëndimore, por pa asnjë dëmtim në termocentral apo viktima. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se nuk mund të ketë “paqe të qëndrueshme” në Ukrainë nëse nuk rimerret kontrolli i territoreve të pushtuara nga Rusia, përfshirë Krimenë.

Një dron ukrainas sulmoi qytetin Kursk, një qytet në Rusinë perëndimore, që konsiderohet si baza e një prej stacioneve më të mëdha bërthamore të vendit.

Droni ukrainas dëmtoi fasadën e një ndërtese në qytetin e Kurchatov, vetëm disa kilometra larg termocentralit bërthamor Kursk, por ushtria zbrapsi sulmin. Stacioni bërthamor Kursk i epokës sovjetike ka të njëjtët reaktorë si centrali bërthamor i Çernobilit. Fluturimet u pezulluan përkohësisht në tri aeroportet më të mëdha të Moskës, Sheremetyevo, Domodedovo dhe Vnukovo.

Ndërkaq nga ana tjetër forcat ruse goditën një ndërmarrje private me një raketë me rreze të gjatë në Vinnytsia, duke plagosur tre persona. Forca ajrore e Kievit zmbrapi një sulm me dron mbi rajonin Kirovohrad.

Në fushën e betejës forcat ukrainase vijojnë kundërofensivën në lindje dhe jug të vendit kundër forcave pushtuese ruse. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se më shumë se 25 sulme u zhvilluan në vijën e frontit në 24 orët e fundit.

Nga ana tjetër Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se nuk mund të ketë “paqe të qëndrueshme” në Ukrainë nëse Kievi nuk rimerr kontrollin e territoreve të pushtuara nga Rusia, përfshirë Krimenë. Rusia ka thënë më parë se është e hapur për bisedimet e paqes me Kievin, por këmbëngul në pretendimin e saj ndaj katër provincave ukrainase që i aneksoi vitin e kaluar përfshirë edhe Krimenë që aneksoi në 2014 një kusht që Kievi nuk do ta pranojë.

PAMJET; REUTERS/X

GAZETARE: LIVIA KALLFA

You may also like