Droga e fshehur në gomën rezervë, paraburgim për shoferin e veturës Audi

by admin
Spread the love





Prokuroria njofton se gjyqtari i procedurës parapraka ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj personit nga Negorci, i cili gjatë ditës së djeshme u kap në pikën kufitare “Bogorodicë” me drogë, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se droga ka qenë e shpërndarë në 5 pako, në gomën rezervë të veturës “Audi”.

“Më 17 shkurt, i dyshuari ka transportuar në mënyrë të paligjshme, për shitje, lëndë narkotike – marihuanë, nga Nagorci në Republikën e Greqisë. Droga ishte e paketuar në pesë pako me peshë totale 5066,9 gram, e fshehur në bagazh, në gomën rezervë të veture Audi me targa të Gjevgjelisë. Doganierët e kanë gjetur marihuanën gjatë kontrollit në pikën kufitare “Bogorodicë”.”, thonë nga Prokuroria.







Artikulli paraprakKush po e shoqëron Agnesa Vuthaj në Milano?
Artikulli tjetërParalajmërohet rënie e dukshme e çmimit të naftës në Kosovë




You may also like