Dritan Shano tregon zgjidhjen e vetme që i ka mbetur Lulzim Bashës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti Dritan Shano thotë se problemi i Shqipërisë janë kryetarët me mandat të pakufizuar, të cilët e ndalojnë vendin të ecë para dhe të zhvillohet.

Ndërsa ka komentuar situatën në PD në një studio televizive, Shano thotë se zgjidhja për kryedemokratin Lulzim Basha është vetëm dorëheqja

Shano: Më tepër se kushdo tjerët që përmende kanë dhënë një shembull mjaft të keq në Ballkan. Por atje mekanizmat e ‘chek and balance’ funksionon. Dhe Gjermani ka ç’të shesë dhe jo të blejë në këtë drejtim. Mbi kokën e tyre qëndron një e shkuar e tmerrshme dhe ata i druhen ti ngjajnë sadopak Adolfit të para 50 viteve.

Që para se të bëhej gara e parë në vitin 2013 pas humbjes së zgjedhjeve, në 13 korrik kam shkruar për një PD më të madhe se kryetari. Sepse në një shoqëri me trashëgimi osmano-komuniste, personalizimi i politikës është një fatkeqësi shumë e madhe.

Kjo më çon në përkufizimin përhershmërisë të kryetarëve, apo nevojës që ka Shqipëria për mandatin e kryetarëve si zgjidhja e nyjes gordiane të së keqes. Është kjo nyje e mandatit të pakufizuar të kryetarëve që e mban Shqipërinë në rendin feudal dhe nuk e lë të zhvillohet ekonomikisht, politikisht të organizohet dhe të bëhet një vend europian.

Nëse do ishe një këshilltar i Bashës në këto momente, çfarë do i sugjerojë një këshillë të mençur?

Shano: Të gjithë njerëzit aktiv në politikë janë këshilltarë të kryetarit. Të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar janë këshilltarë. Por këta nuk dëgjohen ky është problemi. Por për mua zgjidhja për Bashën është dorëheqja.

You may also like