Drita merr fitoren e parë në kampionat, Llapi e Trepça ndahen në paqe

by admin
Spread the love

Janë luajtur sot dy ndeshje të javës së dytë të Superligës së Kosovës. Drita ka marrë fitoren e parë sezonale në kampionat, pasi ka mposhtur në shtëpi 1-0 Dukagjinin. Një gol i Simonovski në pjesën e dytë ka vulosur fatin e kësaj sfide.

Ka patur shumë gola, por asnjë fitues përballja mes Llapit dhe Trepçës. Sfida ka përfunduar në barazim 2-2. Vendasit kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh të një goli, por miqtë kanë përmbysur gjithçka në pjesën e dytë.

Një autogol i Rexhaj në minutat e fundit të takimit ka kthyer baraspeshën në këtë takim. Nesër do të luhen 3 sfidat e tjera të javës së dytë të kampionatit kosovar. / Oversport.tv

You may also like