Drita kërkon tre pikë ndaj Dukagjinit! Ramadani: Mua më intereson ekipi im

by admin
Spread the love

Java e 22-të e elitës së futbollit të Kosovës, sjell ndeshjen FC Drita – KF Dukagjini, e cila do të zhvillohet sot (13.00) në stadiumin sintetik (te rrethi).

Në prag të ndeshjes kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani tha se na pret një ndeshje e vështirë, për shkak një kundërshtari agresiv.

“Jam i bindur se nuk do të vijnë këtu me flamur të bardhë, pasi kanë edhe mungesë të pikëve dhe për këtë janë të angazhuar në maksimum për arritjen e pikëve. Mirëpo, mua më intereson ekipi im, secili ka mendjen te ndeshja me Dukagjinin”, theksoi fillimisht Ramadani.

Mirëpo, sipas trajnerit Ramadani me këtë angazhim nuk ka ekip që mund të na bëjë ballë 

“Ky është një rezultat shumë i madh besoj dhe jam i bindur që me angazhimin që kemi bërë në ndeshjen e fundit nuk ka ekip që mund të na bëjë ballë.

Objektivi ynë si në çdo ndeshje është tre pikëshi”, tha Ramadani.

You may also like