Drita favorit, Baftiu: Shpresoj ta vazhdojmë serinë pozitive

by admin
Spread the love

Drita është e përgatitur për sfidën e nesërme (13.00) me Fushë Kosovën.

Drita e Gjilanit synon fitore ndaj Fushë Kosovës dhe pretendon edhe të merr kreun e tabelës në elitën e futbollit të Kosovës. 

Futbollisti i Drtiës, Blend Baftiu, tha se do të japin maksimumin si në çdo ndeshje.

“Pavarësisht që mund të jemi favorit nuk do të jetë një ndeshje aspak e lehtë dhe pavarësisht rezultateve të FC Fushë Kosovës ajo ka ditur t’iu shfaqë probleme dhe vështirësi kundërshtarëve të saj.

Ne do të qasemi me seriozitetin maksimal, ashtu si kemi punuar gjatë gjithë javës si për çdo ndeshje dhe shpresoj ta vazhdojmë serinë pozitive”, ka thënë futbollisti Baftiu.

Ndeshja FC Fushë Kosova – FC Drita zhvillohet nesër, ora 13:00, në stadiumin “Sami Kelmendi”, Lipjan.

You may also like