Drita e fiton derbin e mbetur ndaj Ballkanit në Superligë

by admin
Spread the love

Drita ka shënuar fitore në derbin ndaj Ballkanit me rezultat 2:1.

Kjo ndeshje ishte e mbetur dhe i takonte xhiros së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës, por që ishte shtyrë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të Ballkanit.

Mysafirët nga Suhareka kaluan të parët në avantazh me golin e mbrojtësit Bajram Jashanica, vetëm pesë minuta pasi nisi ndeshja.

Baraspesha në Gjilan erdhi në minutën e 27-të kur pas një kombinimi të mirë të futbollistëve të Dritës, Blendi Baftiu dërgoi topin në rrjetë.

Përmbysjen në rezultat Dritës ia siguroi Blerim Krasniqi me një supergol në minutën e 43-të.

Momentalisht, Ballkani renditet në pozitën e parë me 39 pikë dhe një ndeshje tjetër të mbetur ndaj Gjilanit, Llapi i dyti me 34 pikë dhe Drita e treta me 34 pikë. /Lajmi.net/

You may also like