Drift para ‘Politeknikut’, kamerat ‘kapin mat’ shoferin në Tiranë – Shqip

by admin
Spread the love

Një shofer është gjobitur me 60 mijë lekë të reja pasi u pikas nga kamerat duke bërë driftin pranë qendrave të banuara, ekzaktësisht tek zona para Universitetit të Politeknikut.

“Policia Rrugore e Tiranës ka evidentuar nëpërmjet pamjeve filmike, ka shoqëruar dhe ka ndëshkuar me masë administrative 60 000 lekë, drejtuesin e mjetit, për shkelje të nenit 139/3 të Kodit Rrugor, për rregullimin e shpejtësisë në qendra të banuara.

Kujdes! Drifting në qendra të banuara ndalohet nga Kodi Rrugor!  Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!”, njofton policia.

Më poshtë, shihni videon:

 

You may also like