‘Dridhet’ Simone Inzaghi, e ardhmja vendoset për 9 ditë

by admin
Spread the love

Ajo humbje me përmbysje ndaj Romës, nuk i duhej aspak Simone Inzaghit, pasi vendosi edhe njëherë në pah problemet e zikaltërve, e ndërsa stoli i tij tashmë ka filluar të dridhet. Në një skuadër ku objektivi kryesor është titulli kampion, sigurisht që shigjetat shkojnë në drejtim të timonierit.

Presidenti Steven Zhang i ka dhënë besim Inzaghit, por sigurisht edhe me disa kushte mbrapa. Sipas mediave italiane, 9 janë ditët që Zhang i ka vendosur në dispozicion 46-vjeçarit që të kthejë skuadrën në shinat e duhura.

Një tjetër faktor që mund të ndikojë për të ardhmen e italianit është edhe fakti që refuzoi Paulo Dybalën, ndërsa te Interi e donin të gjithë përfshirë edhe vet Presidentin.

Nëse gjërat nuk shkojnë si duhet, pas derës po presin emrat e rinj. Klubit i është ofruar orët e fundit Paulo Souza, ish-lojtar i Interit dhe njohës i futbollit italian falë eksperiencës së tij te Fiorentina.

Por ai që qëndron në krye të dëshirave të presidencës është Dejan Stankovic, i cili i ka dhënë fund edhe aventurës se tij me serbet e Crvena Zvezdes. Ish-mesfushori është një figurë e dashur për ambientin zikaltër dhe do të ishte i duhuri në një moment të tillë duke pasur parasysh edhe vështirësitë e klubit, me Interin që nuk mund të përballojë ekonomikisht emra të mëdhenj si Zidane, Tuchel apo Pocettino. /oversport.tv

You may also like