Dreshaj kritikon ministrin Latifi për mospunë: Të nevojshme reformat që mundësojnë shërbime cilësore

by admin
Spread the love

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se strategjia e ministrit të Shëndetësisë Rifat Latifi deri më tani nuk ka dhënë ndonjë rezultat.

Sipas tij, kjo për faktin se ai nuk është aktiv në punën, duke kërkuar që
shëndetësia duhet të bëhet prioritet i Qeverisë.

Ai thotë, listat e pritjes për të marrë shërbime është brengosëse, për
shkak se çdo ditë e më tepër ka raste të cilat kanë të bëjnë me procedurat
diagnostike urgjente.

“Kjo strategji që ka pasur ministri deri më sot nuk është parë ndonjë
iniciativë konkrete. Shpresojmë që ta bëjë sa më shpejt dhe mjekësia ka nevojë
për reforma esenciale. Mendoj që çdo iniciative e re që është në funksion të
rregullimit të situatës në shëndetësi do të na mundësoj një shërbim më të mirë
shëndetësor”.

“Listat e pritjes janë vërtetë për t’u brengosur për shkak se çdo ditë e më
tepër po kemi raste të cilat janë duke u shtuar në veçanti ato të cilat kanë të
bëjnë me procedurat diagnostike urgjente. Njëkohësisht kemi dhe intervenime
urgjente të cilat janë në listat të pritjes për një kohë të gjatë siç janë rastet
e ortopedisë. Vërtetë ka shumëçka që të intervenohet e që është e varur nga menaxhmenti
lokal dhe njëkohësisht nga intervenimet politike që mund të bëhen nga Ministria
e Shëndetësisë”, tha ai, raporton EO.

“Lista esenciale len shumë për të dëshiruar. Mirëpo në një situatë të tillë kur kemi buxhet të reduktuar dhe kur e kemi pandeminë në vlug atëherë nuk pritet ndonjë performancë  e Ministrit të Shëndetësisë dhe meaxhmentit lokal. Pra duhet të mendohet që shëndetësia të bëhet prioritet Qeverisës në atë mënyrë që të presim ndërrime të cilat do t’i heton edhe qytetari jonë”.

You may also like