Dreri ‘fatkeq’ thyen xhamin e makinës teksa bie për vdekje nga mbikalimi i autostradës në SHBA (fotot)

by admin
Spread the love

Një dre i egër ka përfunduar në prehërin e një shoferi kur në mënyrë të pashpjeguar ra nga mbikalimi duke thyer xhamin e makinës që kalonte poshtë në autostradë.

Zhvillimi i mbrëmjes së djeshme në New Jersey, SHBA, ndodhi teksa shoferi drejtonte për në jug në Clifton, njoftoi policia.

Në momentin në fjalë dreri u “hodh ose ra” nga mbikalimi i autostradës Route 3, duke thyer përmes xhamit të përparmë të makinës. Kjo bëri që shoferi të përplasej me marrierat e rrugës dhe më pas me një tjetër makinë.

Policia publikonte fotot e rënda të incidentit me xhamin e thyer të makinës dhe kafshën e egër të pajetë në dyshemenë e makinës.

“Nuk kisha parë ndonjëherë diçka të tillë,” tha zëdhënësi i policisë së Clifton, Lt. Robert Bracken për rrjetin Bergen Record.

Shoferi kalimtar Jasper Cordero i cili ndaloi të ndihmonte në aksident tha se ishte habitur nga pamja.

“Ndaluam për ta ndihmuar shoferin të pastronte mjetin, dreri ishte aty i shtrirë poshtë timonit”.

Rreth 1 to 2 milionë drerë të egër llogaritet se përfshihen në aksidente rrugore çdo vit në SHBA sipas shifrave të 2014.