Drenica e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Dritës

by admin
Spread the love

Skuadra e Drenicës e ka mbyllur në epërsi prej 2:0 pjesën e parë ndaj Dritës, shkruan Insporti.

Golin e parë për Drenicën e shënoi mesfushori drenicas, Fatlum Gashi. Kurse, pas një prekje me dorë nga Ardian Cuculi, Drenica dyfishoi epërsinë me anë të Kreshnik Ukës, i cili relizoi golin e 13 sezonal.

Ndryshe, takimi filloi me 10 minuta vonesë, kjo për shkak të kushtetve atomosferike, ku fusha ishte e mbuluar me borë.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët në këtë takim vijnë pas humbjeve, ku Drenica u mposhtë 3-1 nga Ulpiana, derisa Drita pësoi para tifozëve të vet nga Ballkani 0-1.

Vlenë të theksohet se, Drita nuk di për humbje nga kuqezinjtë që nga viti 2017.

You may also like