Drejtori i Policisë Financiare Arafat Muaremi nesër do ta padisë prokuroren Villma Ruskovska

by admin
Spread the love




Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, pritet që nesër në Prokurori të dorëzojë kallëzim penal kundër prokurorëve Vilma Ruskovska, Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifovska nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar, për, siç thotë ai, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikimit të dokumenteve zyrtare. Sipas Policisë Financiare, prokurorët kanë dorëzuar në gjykatë të dhëna të rreme për të marrë një urdhër bastisje, gjë që ka shkelur Ligjin e Procedurës Penale.
Prokurorja Vilma Ruskovska ditë më parë u ankua për presionet në punën e saj dhe për këtë kërkoi ndihmë nga ambasadat e huaja në vend. Por përgjigja që mori nga SHBA dhe BE ishte se çështja duhet të zgjidhet nga organet kompetente në vendin tonë. Në ndërkohë, drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi ka kërkuar nga prokurorja Ruskovska qw nëse ka prova, të bëjë kallëzim kundër tij.


You may also like