Drejtori i kopshtit zoologjik akuzohet se ka vrarë katër dhi pigme dhe i ka shërbyer në një festë Krishtlindjesh

by admin
Spread the love

Një ish-drejtor i kopshtit zoologjik në Meksikë vrau katër dhi pigme të kopshtit zoologjik dhe i shërbeu në një festë Krishtlindjesh, thanë autoritetet.

Hetim zbuloi se disa nga kafshët në koleksionin e kopshtit zoologjik lokal në qytetin jugor Chilpancingo dyshohet se ishin shitur, tregtuar ose ngrënë nën urdhrat e Jose Ruben Nava.

Fernando Ruiz Gutierrez, drejtori i departamentit të mjedisit shtetëror për kafshë të egra tha: “Këto katër kafshë u therën dhe gatuan në ambientet e kopshtit zoologjik dhe u shërbyen si ushqim në festën e fundvitit. Kjo rrezikoi shëndetin e njerëzve që i hanin sepse këto kafshë nuk ishin të përshtatshme për konsum njerëzor.”

Nava u zëvendësua si drejtor i kopshtit zoologjik më 12 janar pas ngodhjes së një dreri.

Ai gjithashtu dyshohet se tregtoi zebrën e kopshtit zoologjik për disa mjete të nevojshme për të rregulluar gjërat përreth vendit, por një inspektim nuk gjeti ndonjë mjet të tillë në objekt.

Meksika ka pasur prej kohësh një problem me qytetarët privatë që blejnë ilegalisht kafshë ekzotike.Për vite të tëra, trafikantët e drogës në Meksikë janë të njohur për ndërtimin e shtëpive private të luanëve, tigrave dhe kafshëve të tjera të egra. 


Top Channel

You may also like