Drejtori i Arsimit në Podujevë për nisjen e mësimit pjesërisht: Filloi nga vullneti i prindërve dhe nxënësve (VIDEO)

by admin
Spread the love

Drejtori i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu, ka thënë se procesi mësimor në këtë komunë ka nisur pjesërisht.

Fetahu theksoi se ka pasë edhe disa mësimdhënës që i janë bashkuar grevës, teksa shtoi se gjatë orarit të pasdites ka pasur numër më të lartë të nxënësve, transmeton Klankosova.tv.

“Fillimisht kishim një takim me drejtorët e shkollave tona,  nga ai takim rrodhi edhe vullneti i tyre për të filluar procesin mësimor. Kemi nisur nisë procesin mësimor pjesërisht në të gjitha shkollat, në orën 9 ka pasur disa mësimdhënës që i janë bashkuar grevës, ka qenë e pjesërishme greva, në orarin e pasdites ka pasë një pjesëmarrje më të madhe të nxënësve dhe procesi ka shkuar më mirë se paradite”, ka thënë Fetahu.

“Ne me kryetarin Bulliqi kemi parë një vullnet të madh nga prindërit që të sjellin fëmijët në shkollë, dhe atë drejtë kemi vendosur që të mos ua mohojmë, së paku t’i shpërndajmë librat”.

Fetahu tha që s’kanë pasë presion nga niveli qendror, por që krejt ka ndodhur si rezultat i vullnetit nga prindërit

“Jo, aspak, kjo ka ardhur krejt si rezultat i vullnetit nga prindërit për t’i sjellë fëmijët në shkollë. Nuk ka pasë asnjë tendencë nga niveli qendror, por ka qenë vullnet i prindërve dhe i nxënësve për të ardhur në shkollë”.

You may also like