Drejtori ankohet se policët e tij s’janë mirë me gjuhën shqipe (VIDEO)

by admin
Spread the love

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, foli pa rezerva dhe me kritika për stafin e tij.

Pos me vartësit zyrtarë, Mehmetit nuk po i ecën mirë as me vajzat dhe djemtë që duan t’i bashkohen forcave të rendit.

Vetëm 1 mijë e 447 nga 8 mijë e 500 kandidatë që iu nënshtruan testit për t’u bërë polic kaluan. 82 për qind dështuan.

Mehmeti i tregoi këto fakte jo të mira gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për Siguri.

Drejtuesi i këtij mekanizmi parlamentar, Bekë Berisha, tha se pyetësori ishte i zorshëm.

Në raportimin që zgjati më shumë se dy orë e gjysme, drejtori i policisë foli edhe për shtimin e policëve civilë nëpër shkolla, konfiskimin e 118 kilogramëve heroinë dhe shumë armëve.

Ai përmendi edhe pjesëmarrjen e disa eprorëve nga rajoni i veriut në takim me presidentin e Serbisë, më 22 mars, në Beograd çka e quajti vepër penale.

 

You may also like