Drashkoviç: Serbia duhet të distancohet nga Putini, të shkojmë në anën e qytetëruar të botës

by admin
Spread the love

Kryetari i Lëvizjes Serbe të Ripërtëritjes (SPO), Vuk Drashkoviç i tha “H1” se Serbia duhet të distancohet nga Rusia dhe Putini, ose siç tha ai do të bëhet “Venezuela apo Siria ballkanike”.

Ai u shpreh se duhet të shkohet në anën e qytetëruar të botës.

Duhet të shkojmë në anën e qytetëruar të botës dhe një ditë Rusia do të kthehet, kur e keqja të ketë mbaruar, kur njerëz të rinj të udhëheqin Rusinë dhe ajo do të kthehet në anën e qytetëruar të botës”, tha ai.

Ai tha se është shqetësuese që shumica e serbëve janë kundër sanksioneve ndaj Rusisë.

“Është një fakt alarmant 80 përqind e qytetarëve serbë janë kundër çdo sanksioni kundër regjimit të Kremlinit. Këta janë njerëz që mbështesin agresionin e Putinit kundër Ukrainës, duke e mbështjellë atë me vëllazëri historike dhe besnikëri ndaj popullit rus”, tha Drashkoviç.

Mirëpo, ai tha se nuk është e vështirë të shpjegohen arsyet e një qëndrimi të tillë të qytetarëve serb, shkruan Danas, 

“Putini shpalli agresionin kundër Ukrainës me fjalët se Ukraina është një gabim historik, një shtet i rremë që nuk duhet të ekzistojë. Para deklaratës së Putinit, propaganda e KGB-së, UDB-së serbo-ruse, përsëriste pa pushim këtu se BeH është shtet fals, se Kosova është shtet fals, se Mali i Zi është gabim historik. Këta njerëz nuk janë për evropianizimin e Ballkanit, ata janë për Putinizimin e Ballkanit”, theksoi Drashkoviç,

Tutje, i pyetur se pse Ballkani është kaq interesant për fuqitë e mëdha, si ato në lindje ashtu edhe në perëndim, Drashkoviq tha se ai ishte duke folur për një “qasje civilizuese”.

Rruga Press

You may also like