“Dramë” te Bajerni, titullari i kampionëve me probleme në gju

by admin
Spread the love

Problemet janë bërë të zakonshme në kampin e Bajernit. Lëndimet në masë i kanë shtuar dhimbjet e kokës Tomas Tuhel në sezonin 2023-2024, por mesa duket kjo panoramë ka për të vazhduar gjatë. Ditën e djeshme prestigjiozja gjermane “Bild” raporton se Manuel Nojer nuk është evidentuar në qendrën stërvitore të bavarezëve dhe arsyeja është një dëmtim në gju.

Ballafaqimi ndaj M’Gladbah e ka lënë pasoja për kapitenin. Shqetësimet janë rritur ditën e hënë, çka kanë sjellë edhe kontroll më të detajuar.

Burimi në fjalë shton se portieri 37-vjeçar do e ketë të pamundur prezencën kundër Bajer Leverkusenit, pavarësisht rëndësisë së këtij dueli. Më tej vijohet se kapiteni i gjigantëve nga Mynihu e ka të domosdoshme pushimin, në të kundërt ekziston rreziku që shkalla e lëndimet të marrë nota akoma më tepër serioze.

Sven Ulraish është i vetmi opsion që Tuhel ka në dispozicion, sepse edhe Daniel Perec nuk është në gjendje optimale. Por lajmi i mirë te rekordmenët vjen nga prapavija, aty ku pësimi i golave është kthyer në “rutinë”.

Daiot Upamekano është stërvitur me intensitet të plotë, ndërsa Kim është kthyer në Mynih pas eliminimit prej Kupës së Azisë. Joshua Kimish po ashtu është parë në gjendje të mirë fizike dhe jep shpresë për ditën e shtunë ndaj “aspirinave”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like