Dramë në “Arechi”, por Cagliari nuk di të përfitojë! Shpëton Salernitana

by admin
Spread the love

90 minutat e fundit të luftës për mbijetesë në Serie A kanë qenë me të vërtetë dramatike në Oversport dhe Tibo. Salernitana dhe Cagliari luftojnë në distancë për një vend në elitën e futbollit italian (2 pikë ndajnë skuadrat në tabelën e klasifikimit).

Në “Arechi” pllakos heshtja, pasi Udinese shkatërron skuadrën vendase, ndonëse pa ndonjë objektiv në këtë javë të fundit dhe shënon 3 gola që në pjesën e parë.

Një fitore e sardëve në Venezia do të shpëtonte Cagliarin. Ndonëse mundohet të shënojë, Cagliari nuk arrin të gjejë dot rrugën e rrjetës. Ndërkohë Udinese shënon edhe golin e katërt në portën e Salernitanës.

Sfida e “Arechit” nuk ka më histori dhe e gjithë vëmendja shpërngulet në “Penzo”, ku një gol i Cagliarit mund të ndryshojë situatën në tabelën e klasifikimit.

Venezia, e rënë nga kategoria, mbahet fort dhe pas 6 minutave shtesë merr edhe Cagliarin me vete në Serie B. Me fat Salernitana, që ndonëse mposhtet 4-0 në shtëpi arrin që të mbijetojë në Serie A, sepse mbyll kampionatin me një pikë më shumë se Cagliari. / Oversport.tv

Foto: US Salernitana 1919 Twitter

Itali-Serie A / Java e 38-të

Salernitana- Udinese 0-4

Deulofeu 6’, Nestorovski 34’, Udogie 42’, Pereyra 57’

Venezia- Cagliari 0-0

You may also like