Dramë e panevojshme, në vend se të dëgjohej këshilla amerikane qysh në fillim – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Njohësi i proceseve politike në vend, Agon Maliqi, ka komentuar arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat.

Ai ka shkruar në “Facebook” se u bë dramë e panevojshme, që sipas tij, Kosova humbi pikë që mund të fitoheshin me ndjekjen e këshillës fillestare amerikane.

“Dramë e panevojshme për me u arritë te e paevitueshmja. Për nevoja të teatralitetit, apo prej pasigurisë, u dëmtua kredibiliteti dhe u humbën pikë që mund të fitoheshin me ndjekjen e këshillës fillestare amerikane. Sidoqoftë, lajm i mirë dhe të shpresojmë sa ma shpejt drejt marrëveshjes finale”, ka shkruar Maliqi.

You may also like