Drama për pak e ndodhur e uljes së një avioni – Shqip

by admin
Spread the love

Është filmuar momenti i frikshëm kur një aeroplan pasagjerësh me 179 persona në bord bëri një ulje të frikshme në një pistë me baltë e akull në Lituani.

Videoja mahnitëse tregon Airbus A320 masiv duke rrëshqitur dhe kërcyer në pistë pas uljes në aeroportin e Vilniusit të shtunën, më 3 shkurt, pas një udhëtimi dy-orësh nga qyteti italian i Bergamos.

Avioni, në pronësi të kompanisë lituaneze Avio Express, po përpiqej dëshpërimisht të stabilizohej pasi një shpërthim balte dhe uji goditi avionin, duke i detyruar dhe zogjtë të fluturonin larg.

Duke reaguar me shpejtësi, piloti hero i aeroplanit arriti ta largojë në mënyrë të sigurt avionin nga pista në zonën e sigurisë ku të gjithë pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit mundën të zbarkonin pa raportuar ndonjë lëndim, shkruan Daily Mail.

Trupi i poshtëm i avionit u dëmtua, raportuan mediat italiane dhe incidenti detyroi aeroportin të ndalonte të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse për rreth dy orë e gjysmë të shtunën përpara se të rihapte për trafikun ajror. /tesheshi.com/

 

You may also like