Draft-statuti për asociacionin konform Kushtetutës së Kosovës! – Shqip

by admin
Spread the love

“DOKUMENTI DO TË PUBLIKOHET NË KOHË”

Urgjente e ka cilësuar ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në një konferencë për media ai tha se draft-statuti që u prezantua nga BE-ja dhe SHBA-ja është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

”Draft-statuti është prezantuar nga Bashkimi Evropian me prezentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është konsideruar që është në respektim të plotë më Kushtetutën e Kosovës. Qëndrimi ynë është që duhet të jetë konsistent me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të kërkohet ndryshmi i Kushtetutës, nuk do të ketë autoritet ekzekutiv. Ne besojmë se ky draft-statut i përmbush të gjitha këto kritere. Si e tha Kurti të premten, një pikë duhet të shkojë në Gjykatë që të merret vendimi” – tha Jeffrey Hovenier, ambasador i SHBA-së në Kosovë.

Sipas tij Kurti e ka ka pranuar këtë draft dhe qeveria nuk ka arsye të mos shkojë përpara me këtë draft-statut.

“Kryeministri e ka pranuar. Është trik impresim të flasin ata që nuk e kanë parë draftin. Duhet të formohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, entiteti që mund të vlerësojë këtë është Gjykata Kushtetuese dhe siç ka thënë kryeministri ka një klauzolë që e mundëson një gjë të tillë’‘ – tha Jeffrey Hovenier, ambasador i SHBA-së në Kosovë.

Sipas tij dokumenti do të publikohet me kohë.

”Nuk ka asgjë sekrete sepse dokumentet e ndjeshme janë të bëra në fshehtësi sepse kjo mundëson marrëveshje dhe gjuhë të përbashkët, ka kohë kur publiku njoftohet. Në një kohë të përshtatshme publiku mund ta shohë. Në ‘deadline’, nëse e lexoni deklaratën e vendeve të BE-së, Franca, Gjermania dhe Italia, përdorin gjuhë urgjente, pra ka një urgjencë, nuk ka arsye pse nuk duhet qeveria të vazhdojë tutje me këtë draft”
– tha Jeffrey Hovenier, ambasador i SHBA-së në Kosovë.

Me 21 tetor 5 përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it i kanë dorëzuar kryeministrit Albin Kurti planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve në të cilin përfshihet edhe draftstatuti i themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

You may also like