Draft-statuti i FES-it për Asociacionin, Osmanaj: Ka pasur tendencë të thuhet se ka qenë i porositur

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Ne kemi identifikuar që një nga pikat kyçe të këtij procesi është marrëveshja e 2013-ës”.

Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë është duke e prezantuar draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP).

Sipas këtij draft-statuti, Asociacioni do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, transmeton Shqip.

Koordinatori i projektit, Egzon Osmanaj, ka thënë se ka pasur tendenca të thuhet se ka [Asociacioni] ka qenë i porositur.

“Ne kemi identifikuar që një nga pikat kyçe të këtij procesi është marrëveshja e 2013-ës. Hartimi ka fillu më intensivisht në pjesën e dytë të 2022-ës dhe ka qenë produkt i FES-it dhe organizatës partnere. Ka pas keqinformime që punën tonë me e lidhë me faktorë tjerë, me thënë që ka qenë punë e porositur po kjo ka qenë punë e përbashkët që me kapacitete tona me kontribu në procesin e normalizimit” .

Më tej ai shtoi se ka pas rrjedhje të dokumenteve të cilat kanë shtuar presion në punën e tyre.

“Kemi pas rrjedhje të dokumenteve dhe punës, drafteve fillestare e që kjo ka shtu presion te ne. Për këtë arsye jemi mundu që puna jonë me u bë larg syve të publikut. Terminologjia e përdorur në gjithë draftin është totalisht në përputhje me sistemin ligjor të Kosovës”, ka thënë ai.

Klikoni KËTU për ta lexuar draftin e plotë në gjuhën angleze.

klankosova.tv

You may also like