Dr. Zllate Mehmedoviq: Vaksina është mënyra më e sigurt dhe më efikase për tu mbrojtur nga KOVID-19

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mjeku Zllate Mehmedoviq tha se në vazhdim do të kemi rritje të numrit të infektimeve, dhe se shifra prej mbi 2000 në ditë, nuk do të jetë më e larta ngase vendi nuk e ka arritur ende pikun. Ai tha se në momentin kur njerëzit shohin se këta numra po rriten atëherë vetvetiu fillojnë edhe të mbrojnë vetën e tyre.

“Elementi psikologjik tek çdo njeri është më ndryshe, atëherë njerëzit vet fillojnë të pyesin se si të shpëtojnë nga virusi. Masat për tu mbrojtur janë shumë të thjeshta, të mbani maskë, të mbani distancë, të mbani higjienë dhe t’i shmangni hapësirat e mbyllura.”, tha mjeku Mehmedoviq.

Mehmedoviq tha se është për të habitur se si njerëzit nuk po e kuptojnë se ky virus nuk njeh kufij, dhe se po përhapet me shpejtësi prej shteti në shtet, prej kontinenti në kontinent.

“Kjo ndodhi edhe tek ne, ka gati një muaj që kur është zbuluar varianti Omicron dhe të njëjtin e kemi këtu tek ne”, u shpreh Zllate Mehmedoviq.

Mjeku Mehmadoviq duke folur për vaksinimin tha se ajo paraqet mënyrën më të sigurt, më efikas për mbrojtje nga ky virus.

“Ishte dëshmuar se në disa raste që janë jashtëzakonisht të rralla mund të paraqitet miokardit, ndezje të  muskujve pas pranimit të vaksinës, por ajo është gjendje që mund të ndiqet dhe trajtohet dhe si e tillë ishte një nga arsyet që shoqatat antivaksinë e kanë shfrytëzuar për të thënë ja vaksina nuk është aq e sigurt sa thoni. Kur flasim për vaksinat dhe dëshirojmë të themi se një vaksinë është e sigurt, flasim për përfitimet dhe rreziqet. Rreziqet që matet me promile konkretisht për sëmundjen konkrete dhe i cili mund ndodhë në formë të miokarditit është të paktën qindra mijëra herë më pak nga rreziku të merrni miokardit në momentin kur do të infektoheni me kovid”, tha mjeku Zllate Memedoviq.

Ai tha se vaksinat nuk ju sëmurin por e aktivizojnë sistemin imunitar që të krijojnë anti-trupthi që do të ju mbrojë nga virusi.

“Për vaksinën Pfizer 41 mijë persona janë të kyçur që e dëshmojnë efikasitetin e vaksinës. Pfizer është vaksinë që është vaksina me autorizim zyrtar. Janë aplikuar mbi 9 miliardë vaksina dhe nuk ekziston trajtim mjekësorë më i shfrytëzuar në kohë të shkurtë se sa vaksina për kovid. Kemi aq të dhëna pozitive që shkojnë në atë se vaksinat janë shumë efikase”, tha më tej mjeku Memedoviq në TV SHENJA.

You may also like