Dosja me inicialet I.M: Flet avokati i Ilir Metës dhe plas deklaratën e fortë: Fakt ulëritës, Prokuroria është urdhëruar për të mos nisur hetimet

by admin
Spread the love

Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj ka folur lidhur me kallëzimin penal që i është bërë Autoritetit të Dosjeve si dhe prokurorisë për çështjen ndaj Ilir Metës dhe daljes së personi me iniciale I.M.

Ai tha se mosnisja e hetimeve nga Prokuroria ndaj Autoritetit të Dosjeve është urdhëruar dhe se është bërë me një skenar.

“Është precedent i rrezikshëm, ku prokuroria që duhet të hetojë, nuk pyes as kallëzuesin në lidhje me rrethanat, flas në fazë fillestare. Në këtë rast prokuroria detyrohet të regjistrojë procedim penal kur ekziston fakti, pra që është marrë një email, dhe që ka dalë emri i Ilir Metës.

Ne i jemi drejtuar gjykatës dhe kemi paraqitur rrethanat tona. Fakti ulëritës, që prokuroria mbi bazën e një fashikulli që pretendohet nga autoriteti se aty gjenden gjurmë për Ilir Metën, të mos hetojë.

Këtu kjo ndodh me një skenarë të tërë. Prokuroria është urdhëruar për të mos nisur hetimet”, tha Gjokutaj.

You may also like