Dortmundi synon “xhevahirin” e PSG-së si pasues të Bellinghamit

by admin
Spread the love

Shitja e Bellinghamit te Reali i Madridit për 103 milionë euro i mundëson Dortmundit të dalë në treg me arkat plot në kërkim të një zëvendësuesi për mesfushorin anglez.

Si zakonisht, në nënkampionët e Bundesligës, në vend që të shikojë për lojtarë të njohur, po synojnë një talent të ri, për ta bërë atë një nga lojtarët më të mirë në botë.

Kuptohet çfarë ndodh më pas: Dortmund arkëton shuma marramendëse me shitjen e tij. Duket se objektivi tashmë është i qartë dhe luan në Paris.

Siç raporton media franceze RMC, bëhet fjalë për mesfushorin e PSG-së, Warren Zaire-Emery. 17-vjeçari bëri debutimin me ekipin e parë këtë sezon kur ishte vetëm 16 vjeç.

Në sfidat e fundit, ia doli të ishte zgjedhje e parë në formacionin e Galtier. E mbylli sezonin me 31 ndeshje aktivizim dhe dy gola.

Talenti i tij tërhoqi vëmendjen e drejtuesve të Dortmundit, që cilët e shohin si “xhevahirin” e përsosur për të zëvendësuar Bellinghamin.

Lojtari ka kontratë deri në vitin 2025, ndaj Dortmundi do të duhet të negociojë me PSG-në për ta marrë nga Parisi.

Verdhezinjtë do të duhet t’i ofrojnë një pagë të lartë që të largohet dhe t’i premtojnë se do të jetë i rëndësishëm në ekip, diçka që Luis Enrique mund të mos jetë në gjendje t’ia sigurojë.

PSG kërkon t’i rinovojë kontratën, pasi e konsideron një “xhevahir” që nuk mund ta humbasë. Lojtari i ri pëlqehet gjithashtu nga Guardiola, si dhe është në planet e Arsenalit.


Top Channel

You may also like