Dortmund likuidon edhe Mainz me vështirësi, Bayern tani “+4”

by admin
Spread the love

Borussia Dortmund i ka shfrytëzuar dy barazimet e fundit të Bayern Munich. Verdhezinjtë mposhtën me vështirësi sot 1-0 skuadrën e Mainz, në ndeshjen e prapambetur mes tyre, dhe tashme diferenca me bavarezët ka shkuar në 4 pikë.

45 minutat e para të ndeshjes ishin shumë të vakëta, pa asnjë mundësi të mirë shënimi dhe u mbyllen me rezultatin 0-0. Dortmund nisi të shihte më shumë nga porta e Mainz në 45 minutat e dyta dhe rrezikoi me Malen e Wolf.

Në fushë nuk mungoi as tensioni dhe ndeshja u zgjidh vetëm në fund, me një gol të shënuar nga kapiteni Alex Witsel tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Ai gol mbeti në fuqi deri në fund dhe Borussia Dortmund mori tre pikët e plota. / oversport.tv

BUNDESLIGA – JAVA 25

Mainz-Dortmund 0-1
Shënues:
Witsel 87’

Foto: Mainz O5 English, Twitter

You may also like